
Një foto e publikuar kur Nuredin Dumani nisi karrierën si vrasës, duket se e ka acaruar këtë të fundit.
Ishte gazetari Flamur Vezaj që nxori foton dhe deklaronte se ‘Dumani e ka nisur karrierën si hajdut pulash’. Kjo e ka acaruar atë dhe të vëllanë. Fitim Dumani ishte i futuar te podkasti i gazetarit Vezaj dhe ka treguar se si u mërzit nga etiketimi që ju bë të vëllait.
“Ke bërë një reportazh ti që më mua më ka acaruar si shumë. Një reportazh që thotë që Nuredin Dumani, Dashnor Dumani, e kanë filluar karrierën si hajdutë kotecash pulash”.
-Fotoja është ajo që e kam publikuar unë, nuk është që e kam shpikur.
Te ajo foto që ke publikuar ti, ai tjetri që e thua ti se është ushtari tjetër, ai është një gabel komshi aty që ka punuar në ndërtim gjithë jetës dhe punon ndërtim gjithë jetës. Është si moshë e vjetër, ajo është.
-Ajo foto e cilit vit është?
Ajo foto shumë e hershme
-Ku ishin siguruar ato paratë? Nga vjedhjet apo ishin para të tjera.
Grabitje ka qenë ajo që është bërë, ajo ngjarje aty. Grabitje floriri.
Lini një Përgjigje