Kronike 1 Tetor 2023, 12:03

Pubikohet fotoja e Bledar Berberit, anëtar i bandës së Laert Haxhiut; si u kap me Topuzin tek lokali i dajës së Firdeus Berberit

Shkruar nga Pamfleti

Pubikohet fotoja e Bledar Berberit, anëtar i bandës së Laert

Zbulohet për herë të parë fotoja e Bledar Berberit, i cili së bashku me Mariglen Topuzin, u arrestuan nga një skuadër operacionale në një kafene të Pogradecit.

Ky që shihni në këtë foto është Bledar Berberi, i cili teksa qëndronte në ambientet e një lokali në pronësi të dajës së Firdeus Berberit, (i arrestuar në Greqi me Laert Haxhiun), është kapur dhe arrestuar nga policia.

Topuzi është përpjekur të largohet por pa rezultat, pasi u ndalua nga agjentët e policisë që ishin në ambientet e lokalit si klientë.

Pas ndalimit, të dy këta personazhe janë transportuar urgjent nga policia e Pogradecit në drejtim të Elbasanit, ku pritet që ditën e sotme të dalin para gjykatës së qytetit për tu njohur me masën e sigurisë “arrest në burg”.

Sipas bashkëpunëtorit të prokurorisë Marjus alias Artan Tafani, Bledar Berberi, ka marrë pjesë në vrasjen e Fridman Xhaferaj në Korçë dhe Albi Bashaliut në Peqin.

Bledar Berberi, është vëllai i Meardi Berberit i njohur në Pogradec me nofkën “Koro”.

Berberi mban lidhje të forta me Laert Haxhiun, Ilir Berberin alias “Lili i Rrushkës” aktualisht në burg dhe djalin e këtij të fundit Firdeus Berberi i arrestuar në Greqi pasi u shpall në kërkim për “Vrasje me dashje” të mbetur në tentativë ndaj Johan Muçllarit dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve”.

bledar berberi vrasje laert haxhiu