
Publikohen pamjet e aksidentit të rëndë dje në Durrës, ku një 17-vjeçar i mori jetën një qytetari që lëvizte me biçikletë.
Në pamje duket mjeti tip “Mercedez Benz”, i cili lëviz me shpejtësi “skëterrë” dhe bën parakalim të gabuar.
Për shkak të shpejtësisë mjeti ka humbur kontrollin duke dalë në anën tjetër të rrugës dhe përfundon pranë një gomisterie. Ai ka goditur një qytetar me biçikletë dhe një motori. Për pasojë qyteti ndërroi jetë.
17-vjeçari i mitur pa patentë tashmë është vënë në pranga dhe sipas bluve në momentet e para u largua nga vendi i ngjarjes.
Lini një Përgjigje