TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Mars 2026, 12:16

Qarkullonte i armatosur, arrestohet 34-vjeçari në Laç

Shkruar nga Pamfleti
Qarkullonte i armatosur, arrestohet 34-vjeçari në Laç
Pamje nga arrestimi

Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në qytetin e Laçit pasi qarkullonte i armatosur me pistoletë. 

Gjatë kontrollit fizik, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak, të cilën 34-vjeçari e mbante pa leje. 

“Në vijim të punës për sigurimin e informacioneve dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me forcat e posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara se një shtetas qarkullonte i armatosur, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Siguria”.

Si rezultat i operacionit, në qytet Laç, shërbimet e Policisë konstatuan një automjet tip “Mercedes-Benz”, në të cilin dyshohej se udhëtonte shtetasi i armatosur, dhe e ndaluan për kontroll.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi E. P., 34 vjeç, banues në Laç, Kurbin, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

 

qarkullonte i armatosur

1 Komente

  1. T
    Toni

    E paska pas spiunin mrena ne shtepi, n'shoqni.

    Lini një Përgjigje