
Një 20-vjeçar u arrestua nga policia për armëmbajtje pa leje. Policia e Bulqizës njoftoi arrestimin e Orgest Grricës, 20 vjeç, të cilit iu gjet në automjet 1 armë zjarri pistoletë tip “Zastava”, me një krehër me 10 fishekë.
Arma, municioni dhe automjeti i 20-vjeçarit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje