Kronike15 Qershor 2024, 09:34

Qëlloi me kallashnikov në ajër, arrestohet 27-vjeçari në Vlorë

Shkruar nga Pamfleti

Qëlloi me kallashnikov në ajër, arrestohet 27-vjeçari

27-vjeçarari Amarildo Sejdini është arrestuar nga policia pasi u kap në flagrancë duke qëlluar në ajër me armë zjarri. 

Gjatë kontrollit fizik, 'blutë' gjetën dhe sekuestruan armë zjarri kallashnikov me krehër me municion luftarak dhe një mjet prerës biçak. 

“Në zbatim të masave të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, u finalizua operacioni i koduar "Strike 14 ", për goditjen e një rasti në fushën e mbajtjes pa leje të armëve.

Lëvizte me armë zjarri, vihet në pranga 27-vjeçari. Ky shtetas u kap në flagrancë pasi kishte qëlluar në ajër, me armën e zjarrit. 

Sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov me krehër me municion luftarak dhe një mjet prerës biçak, që iu gjetën 27-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik. 

Në zbatim të masave të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas lëvizte i armatosur, finalizoi operacionin e koduar "Strike 14", për kapjen e tij.

Si rezultat, u arrestua shtetasi Amarildo Sejdini, 27 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, pasi kishte qëlluar me armë zjarri në vendin e quajtur “Kuzum Baba”, në lagjen “Partizani”, duke rrezikuar banorët e zonës.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit Amarildo Sejdini i është gjetur 1 armë zjarri kallashnikov me krehër me municion luftarak dhe 1 mjet prerës biçak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njoftoi policia.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.