
Rëndohet bilanci i aksidentit në Vlorë. Mësohet se 16-vjeçari Tomorr Brati i cili mbeti i plagosur mesditën e sotme në aksin nacional Vlorë–Fier, ka ndërruar jetë në spital. Mësohet se i mitur ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitali ne Traumës në Tiranë.
Aksidenti i rëndë ndodhi pranë një karburanti ne vendin e quajtur Pusi i Mezinit. Ndërsa 19-vjeçari Luan Llano ndërroi jetë në vendngjarje.
Motorri ku udhëtonin dy të rinjtë humbur kontrollin për shkaqe ende të paqarta dhe ka dalë nga rruga. Mjeti është përplasur fillimisht me një shtyllë elektrike dhe më pas me një shtyllë tjetër druri, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe pasoja fatale.
“Në vijim të aksidentit të ndodhur sot, në rrugën “Demokracia”, ju informojmë se shtetasi L. Ll., 19 vjeç, i cili ndërroi jetë në vendngjarje, ka qenë drejtuesi i motomjetit.
Gjithashtu, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në Spitalin e Traumës edhe shtetasi i mitur T. M., 16 vjeç, i cili udhëtonte si pasagjer.
Në përfundim të veprimeve hetimore, materialet do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje