TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Qershor 2025, 19:35

Kërcet arma në Tiranë, plagoset një 15 vjeçar në “Ali Dem”

Shkruar nga Pamfleti

Kërcet arma në Tiranë, plagoset një 15 vjeçar në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:10 në zonën e Ali Demit në Tiranë, ku një i mitur 15-vjeçar është plagosur me armë zjarri pas një konflikti për motive të dobëta. Mësohet se i riu u paraqit për ndihmë mjekësore në spital dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një picerie në lagjen Ali Demi, ku i mituri dyshohet se është përfshirë në një përplasje që çoi në përdorimin e armës së zjarrit. Shërbimet e Policisë, të shoqëruara nga grupi hetimor, reaguan menjëherë duke mbërritur në vendngjarje dhe kanë arritur të identifikojnë autorin e dyshuar të sulmit i cili është shapllur në kërkim. 

Burime nga vendngjarja raportojnë se konflikti mund të ketë pasur si shkak një mosmarrëveshje të çastit, por detaje të mëtejshme pritet të sqarohen nga hetimet.

Njoftimi i policisë: 

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:10, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital një shtetas i mitur 15 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në një piceri tek Ali Demi, është plagosur me armë zjarri. Aktualisht 15-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.


Shërbimet e Policisë sëbashku me grupin hetimor kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar i cili për arsye se hetimi vijon nuk bëhet i ditur identiteti i tij.

Vijon puna për dokumentimin e plotë e rrethanave të rastit.

Lini një Përgjigje