TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Mars 2023, 16:01

Rëndohet tragjedia/ Para masakrës në Paskuqan, Dan Hutra qëlloi me thikë ish të dashurën në Astir dhe vrau 31-vjeçaren në Kamëz

Shkruar nga Pamfleti

Rëndohet tragjedia/ Para masakrës në Paskuqan, Dan Hutra

Rëndohet tragjedia e ndodhur sot në Paskuqan ku mbetën të vrara 2 gra dhe u plagosën 2 të tjera. Ramazan Hutra, i njohur si Dan Hutrra qëlloi me armë zjarri ndaj familjes së gruas së tij. Për pasojë u plagosën ish-gruaja e tij, ish-vjehrra dhe u vranë dy të afërme të tyre.

Por para kësaj ngjarje ia ka kryer dy krime të tjera. Dyshohet se para se të shkonte në banesën e ish-partneres dhe të hapte zjarr, fillimisht ka plagosur me thikë ish- të dashurën e tij në Astir dhe i ka marrë  më pas një shumë të madhe parash.

Bëhet fjalë për Marjana Gurakuqi, 40 vjeçe e cila është plagosur nga Hutra. Sipas informacioneve ajo është shprehur se ishte dhunuar nga ish-i dashuri i saj.

Më pas Hutra ai është drejtuar për në banesën familjes Hysja, ku ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja  e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).

“Më datë 01.03.2023, rreth orës 12:15, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në spital, shtetasja M. G., 40 vjeçe, e dëmtuar me mjet prerës, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se kjo shtetase është dëmtuar me mjet prerës, në zonën e quajtur “Astiri”. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar”, thuhet në njoftimi e policisë për plagosjen e 40-vjeçares.

Por nuk mbyllet me kaq. Ai dyshohet se është autor i vrasjes së 31-vjeçares në Kamëz. Thuajse në të njëjtën orë me ngjarjen në Paskuqan, u raportua se ishte vrarë shtetësja Etleva Kurti. Ajo është motra e Vladimir Kurtit, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Agim Buci. Dyshimet janë se Hutra ka pasur konflikte në burg me Vladimir Kurtin dhe ka qëlluar ndaj banesës së këtij të fundit duke i vrarë motrën.

Pra 40-vjeçari ka vrarë 3 gra dhe ka plagosur 3 të tjera, ndërkohë që është në arrati.

 

krimi paskuqan hutra

Lini një Përgjigje