TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Nëntor 2025, 18:48

Rrahu për vdekje 58-vjeçarin grek, zbardhet dëshmia e shqiptarit: S’kisha qëllim ta vrisja!

Shkruar nga Pamfleti

Rrahu për vdekje 58-vjeçarin grek, zbardhet dëshmia e

29-vjeçari shqiptari, i cili akuzohet për rrahjen për vdekje të një shoferi 58-vjeçar grek në Neos Kosmos të Athinës ka pranuar fajin.

Masa ndaj tij u vendos arrest me burg për krimin e rëndë, për të cilin dëshmoi se nuk kishte qëllim vrasjen.

Gjatë pranimit të fajësisë, 29-vjeçari këmbënguli se viktima e sulmoi i pari, duke pretenduar se 58-vjeçari nuk vdiq nga goditjet e tij. I pandehuri dyshohet se deklaroi “miokarditin hipertrofik” si shkakun e vdekjes së 58-vjeçarit.

Ndër të tjera, 29-vjeçari dyshohet se i ka thënë hetuesit:

“Kërkoj ndjesë për çdo përfshirje që kam pasur në incident, por unë nuk kam vrarë askënd. Pati një akt agresiv ndaj meje. Ai e shkaktoi situatën. Ne nuk kishim histori të mëparshme, as nuk njiheshim. Ai shkoi të më sulmonte”.

Pavarësisht pretendimeve të hetuesit, prokurori dhe gjykatësi e ndaluan përkohësisht, informon “Protothema”.

Kujtohet se ndaj 29-vjeçarit është ngritur procedim penal për veprën penale të “vrasjes me dashje në gjendje të qetë mendore”.

I arrestuari ka pasur shumë precedentë të mëparshëm për vepra të lehta penale, kryesisht agresione. Gjatë dëshmisë ai tha se viktima e kishte sulmuar me spraj dhe ofenduar.

Lini një Përgjigje