
Njësia Antikontrabandë e Doganës së Kosovës ka goditur një rast të trafikimit të lëndëve narkotike në orët e para të mëngjesit të sotëm. Gjatë një kontrolli rutinë në autostradën “Ibrahim Rugova”, autoritetet ndaluan një autobus që udhëtonte nga Shqipëria drejt Kosovës pa asnjë pasagjer në bord. Për shkak të dyshimeve të ngritura, mjeti u shoqërua për kontroll të imtësishëm në objektet e Doganës në Prishtinë.
Raportohet se gjatë kontrollit, ku u angazhuan edhe njësi të specializuara me qen nuhatës, u zbulua një sasi e konsiderueshme prej rreth 120 kilogramësh kanabis, e fshehur brenda autobusit.
"Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, është arrestuar shoferi i mjetit, B.K., i cili dyshohet për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”. Ai është ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj tij po zhvillohen veprime të mëtejshme procedurale.
Hetues të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Speciale, po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë", njofton policia.
C'ja fusni kot canabis sativa eshte bime mjekesore e na e quani droge. Babai im mbillte 5-6 rrenje ne oborr per te ushqyer kanarinat qe te kendonin me shume, ne kohen e Dulles. Mirepo na shendosheshin si shume e na ngordhnin. Askush nuk e dinte se cfare ishte canabis dhe e kuanin fare kerpi. Ta kish ditur xhaxhi Dulla do na e mesonte ta perdornim e te beheshim me dele te buta sec ishim. Ja sot ne dhjerokraci rinia eshte toksikuar me droge e eshte bere baaa se i eshte mpire truri si delet. Pse o derra kush e ka mbushur Tiranen me grataciela, prodhimi industrial, shitje e mineraleve dhe e naftes, agrigultura, kush!? Pse i ngacmoni te varferit te mbushin barkun me buke, pse? Mos ndaloni shoferin e bujkun fukara qe e mbjell, kapni ustain e madh. Mbani mend ate kengen Tirana me i madhi paradoks e refreni 'SHUME ZHURME SHUME ZHURME' Ja si u katandis Shqiperia vetem kurvellek ZHURME e asgje.