TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Nëntor 2025, 12:17

Sherr i dhunshëm mes kushërinjve në Kukës, shpallen në kërkim dy vëllezër 

Shkruar nga Pamfleti

Sherr i dhunshëm mes kushërinjve në Kukës, shpallen në

Dy vëllezër në Kukës, janë shpallur në kërkim nga policia , pasi kanë ushtruar dhunë ndaj tre kushërinjve të tyre.

Sipas policisë, dy vëllezërit, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë ende të paidentifikuar, kanë goditur me grushte dhe shkelma kushërinjtë 51 vjeç, 48 vjeç dhe 23 vjeç.

Policia po vijon punën për kapjen e dy vëllezërve dhe identifikimin e dy personave të tjerë të përfshirë në konflikt.

"Specialistët e Komisariatit të Policisë Kukës shpallën në kërkim shtetasit M. D., 29 vjeç, dhe B. D., 32 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Çam, pasi në fshatin Çam, dyshohet se në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë të paidentifikuar, kanë goditur me grushte dhe me shkelma, kushërinjtë e tyre, shtetasit A. D., 51 vjeç, O. D., 48 vjeç dhe N. D., 23 vjeç. Të dëmtuarit kanë marrë asistencë mjekësore dhe janë larguar në banesë. Vijon puna për kapjen e 2 vëllezërve të shpallur në kërkim dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast", njofton policia. 

 

 

sherr i dhunshem

Lini një Përgjigje