TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Dhjetor 2025, 10:49

Rrahu për vdekje bashkëshorten në Itali, publikohet fotoja e shqiptarit

Shkruar nga Pamfleti

Rrahu për vdekje bashkëshorten në Itali, publikohet fotoja e

Autoritetet italiane kanë publikuar foton e shqiptarit Nazif Muslija, i cili akuzohet për vrasjen e gruas së tij Sadjide Muslija.

49-vjeçarja me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut u gjet e pajetë në banesën e saj në provincën e Ankonës në Itali.

Dyshohet se ajo është dhunuar për vdekje nga bashkëshorti i saj. Alarmi u dha nga punëdhënësi i Sadjide Muslijas, pasi ajo nuk ishte paraqitur në punë. Policia ndërhyri në banesë, ku e gjeti të shtrirë në shtrat, me shenja dhune.

50-vjeçari ishte arrestuar edhe në prill pas një episodi tjetër të rëndë dhune.

Ai kishte thyer derën e dhomës së gjumit me sëpatë, ndërsa gruaja ishte detyruar të strehohej te fqinjët. Sadjijda kishte treguar se prej dy vitesh ishte viktimë e dhunës fizike nga bashkëshorti.

 

 

Lini një Përgjigje