
Publikohet fotoja e Nevzat Spahos, autori i dyshuar i vrasjes së 43-vjeçarit Edmond Mëhalla në Elbasan. Ai akuzohet si i dyshuar për përfshirje në ekzekutimin e biznesmenit, ngjarje që tronditi vendin pak ditë më parë.
Arrestimi është kryer në Prrenjas, ku jeton Nevzat Spaho, person me precedentë penalë, i cili sipas hetimeve paraprake, dyshohet se ka qenë ekzekutori i Mëhallës.
Nevzat Spaho rezulton i dënuar më parë nga gjykata e Elbasanit për akuzën e “Shtrëngimit me anë të kanosjes për marrje pasurie” dhe “Mbajtje pa lejë të armë”.
Në vitin 2022, ka rezultuar se shtetasi Nevzat Spaho, ka dhunuar fizikisht, si dhe ka kanosur me armë zjarri një shtetas, për dhënien e një shume parash prej 3 mijë eurosh. Ai akuzohet gjithashtu edhe për tentativë vrasje.
Lini një Përgjigje