TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Qershor 2025, 09:57

Sherr me thika mes të rinjve në Tropojë, plagoset 23-vjeçari 

Shkruar nga Pamfleti

Sherr me thika mes të rinjve në Tropojë, plagoset

Një sherr për motive të dobëta mëngjesin e sotëm ka përfunduar me plagosjen me thikë të një të riu në Tropojë.

Blutë më tej sqarojnë se kanë arritur të identifikojnë autorin e ngjarjes dhe po vijon puna për kapjen e tij.

“Në orët e para të mëngjesit, në spitalin e Tropojës, është paraqitur shtetasi A. B., 23 vjeç, banues në Dojan, me dëmtime që dyshohet se janë shkaktuar nga goditja me mjet prerës. Aktualisht ai po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasi A. B. është plagosur me mjet prerës gjatë një konflikti për motive të dobëta, nga shtetasi O. L., 18 vjeç, banues në Bajram Curri. Shtetasi O. L. është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Kukësit, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti", njofton policia. 

Lini një Përgjigje