TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Gusht 2023, 10:07

Sekuestrimi i 10 mijë dozave ekstazi në Tiranë, zbardhen emrat kush janë 5 të arrestuarit; droga e paketuar me 'Louis Vuitton'

Shkruar nga Pamfleti
Sekuestrimi i 10 mijë dozave ekstazi në Tiranë, zbardhen emrat
Aksioni i policisë dhe ekstazia e stampuar me logon e Louis Vitton

Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë mbrëmjen e djeshme, pasi shpërndanin ekstazi në lokalet e natës në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ndërsa janë zbardhur emrat e tyre.

Mësohet se të arrestuarit janë: Mithat Ramadani, Besnik Mujeci, Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia. Nga 5 të arrestuarit, 3 janë Shqipëria dhe 2 të tjerë nga Kosova.

Këta persona e siguronin drogën në Kosovë dhe e shisnin në vendin tonë. Policia sekuestroi një natë më parë 10 mijë euro.

Droga që shpërndahej në lokalet e natës ishte e stampuar me logon e Louis Vuitton.

Hetimet për finalizimin e operacionit kanë nisur 5 muaj më parë dhe është akoma në vijim. Dozat e lëndës narkotike mësohet se shiteshin kryesisht në zonën e ish-Bllokut dhe në lokalet e natës.

Sipas përllogaritjeve, një dozë shitej 30-50 euro dhe e gjithë sasia nëse do të hidhej në treg kapte vlerën e rreth 500 mijë euro.

 

tiane ekzstazi emrat \\\'louis vuitton\\\'

Lini një Përgjigje