TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Maj 2025, 17:34

Sherr me thika në Itali, 4 shqiptarët i bëjnë pritë një grupi të rinjsh; plagosen disa persona

Shkruar nga Pamfleti
Sherr me thika në Itali, 4 shqiptarët i bëjnë pritë
Pamje nga sherri në Itali

Katër shqiptarë u arrestuan nga policia në Bolzano të Italisë, pas një sherri të dhunshëm që nisi në një diskotekë dhe përfundoi në rrugët e qytetit.

Ata akuzohen për plagosje të rënda trupore dhe për armëmbajtje pa leje. 4 shqiptarët u konfliktuan me një tjetër grup, ku nuk mungoi edhe përdorimi i zinxhirëve si armë krimi.

Sipas mediave të vendit fqinj, krimi kishte ndodhur më 1 maj, por masat e arrestit ndaj 4 shqiptarëve u ekzekutuan ditën e djeshme.

Hetuesit ekzekutuan urdhrat e arrestit me burg ndaj 4 të rinjve shqiptarë, të gjithë punëtorë ndërtimi dhe pa precedent penal.

Ngjarja ndodhi pranë “Panairit të Bolzanos”, pas një debati verbal midis të arrestuarve dhe viktimave brenda një klubi nate. Sherri u qetësua nga sigurimi i diskotekës, por më vonë u shndërrua në një pritë të dhunshme jashtë vendit të ngjarjes.

Viktimat u sulmuan me thika, shkopinj dhe zinxhirë, duke pësuar lëndime të rënda.

Lini një Përgjigje