TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Qershor 2026, 14:05

Sherr me thikë në Pogradec, 30-vjeçari plagos rëndë bashkëshorten 

Shkruar nga Pamfleti
Sherr me thikë në Pogradec, 30-vjeçari plagos rëndë
Foto Ilustrim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në Pogradec. Mësohet se një burrë ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij brenda banesës së tyre në lagjen 4 të qytetit.

Dyshohet se çifti ka pasur një konflikt të çastit dhe burri ka marrë thikën duke e goditur. Sipas informacioneve, 29-vjeçarja ka marrë 2 plagë, në bark dhe krah.

Ajo po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Pogradecit, ndërsa do të niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar por deri më tani nuk ka rrezik për jetën.

Ndërkohë, 30-vjeçari dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ai është shoqëruar nga policia e Pogradecit në ambientet e komisariatit.

Çifti mësohet se jeton në Greqi, por kishte ardhur me pushime te familjarët e tyre.

Ndërkohë vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Policia ka shoqëruar autorin në Komisariatin e Pogradecit dhe po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

plagosje me thike ne pogradec

Lini një Përgjigje