TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Prill 2025, 10:17

Sherr mes disa personash, 25-vjeçari shqiptar plagoset me armë nga bashkëatdhetari në Itali

Shkruar nga Pamfleti

Sherr mes disa personash, 25-vjeçari shqiptar plagoset me armë nga

Një 25-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e së shtunës në Itali, pas një sherri mes tre personave.

Mediat italiane raportojnë se 25-vjeçari shqiptar u plagos me armë zjarri nga një bashkëatdhetar 37-vjeçar, i cili shoqërohej nga një person tjetër.

Raportohet se i riu është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë personat e përfshirë në konflikt janë me precedentë të mëparshëm penal.

Konflikti ka nisur pak pas orës 20:30, në parkingun e supermarketit në Orgnano, Spinea.

Policia ka rrethuar menjëherë zonën e parkingut pasi u dëgjuan të shtënat, por nuk arritën të kapnin autorët, ndërsa 25-vjeçari shqiptar i plagosur, u paraqit vetë në spital.

Lini një Përgjigje