
Publikohet fotoja e 24-vjeçarit Geri Bitri, i cili humbi jetën mëngjesin e sotëm në spitalin e Traumës. I riu ishte një nga 5 personat që mbeti i plagosur nga sherri i djeshëm në Laç.
Bëhet me dije se fatkeqësisht 24-vjeçari nuk ka arritur dot t’u mbijetojë plagëve, duke humbur jetën në spital.
Një ditë më parë u arrestuan autorët Daniel Gjeloshi, 27 vjeç dhe Klevis Ndreca 28 vjeç, të cilët dhe kanë qëlluar me armë.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e djeshme pas një konflikti mes të rinjve i cili kishte nisur që prej mbrëmjes të së premtes. Teksa të rinjtë kanë zbritur nga Kisha e Laçit, ka pasur një përplasje të vogël mes automjetesh dhe më pas ata kanë debatuar me njëri-tjetrin. Debat që ka agravuar në breshëri të shtënash në mes të rrugës.
Një armë u gjet e hedhur disa metra më tutje në një pellg uji, e cila dyshohet të jetë ajo e përdorur në rastin kriminal. Pas ngjarjes, të plagosurit u dërguan në Spitalin e Traumës për kujdes mjekësor, mes tyre dhe një shitëse ambulante e pafajshme e cila ndodhej në vendngjarje dhe u kap nga plumbat qorr. Mësohet se ajo kishte ndërhyrë për të neutralizuar të rinjtë.
Të plagosurit janë Angjelina Gjeza (shitësja) 58 vjeç, Amarildo Ndoj 26 vjeç, Liridon Ismaili 26 vjeç, Daniel Gjeloshi, 26 vjeç që janë në spitalin e Traumës. Amarildo Ndoj ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Lini një Përgjigje