Kronike24 Shkurt 2024, 15:45

Sherri mes shqiptarëve në Francë, policia zbardh ngjarjen: 2 të plagosur, njëri u qëllua me armë dhe tjetri me thikë në fyt

Shkruar nga Pamfleti

Sherri mes shqiptarëve në Francë, policia zbardh ngjarjen: 2

Dy shqiptarë u plagosën 4 ditë më parë në Clermont-Ferrand të Francës.

Mediat franceze shkruajnë se si pasojë e një përplasje fizike mes tyre, njëri prej personave u qëllua me armë zjarri ndërsa tjetri u plagos nga një thikë në fyt.

2 të plagosurit shqiptarë janë të moshës 30 vjeç dhe 25 vjeç. Policia ka zbardhur ngjarjen teksa raporton se një person iu afrua një automjeti tip “Golf” dhe goditi me thikë në fyt bashkatdhetarin e tij që ndodhej në automjetin tip “Renault”. Shoferi i cili ndodhej në automjetin “Renault” iu përgjigj duke shtënë me armë zjarri dhe plagosi në gjoks drejtuesin e Golfit.

Policia njoftoi se 2 personat që ndodheshin në mjet pas sherrit u larguan veçmas, njëri në këmbë dhe tjetri me automjet. Personi që u plagos me armë zjarri mbeti në vendngjarje dhe u dërgua në spital, teksa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dy orë më vonë 30-vjeçari shqiptar që u plagos me thikë u paraqit në një qendër shëndetësore. Qendra shëndetësore njoftoi komisariatin dhe u trajtua përpara se të merrej në paraburgim. Bëhet me dije se 30-vjeçari shqiptar ishte nën hetim gjyqësor dhe i ndalohej të largohej nga Allier.

Policia po heton për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.