Kronike24 Shkurt 2024, 15:09

Zbardhet dosja e krimit makabër në Durrës, çfarë e bindi Hysen Metën të pranojë vrasjen

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhet dosja e krimit makabër në Durrës, çfarë e

Zbardhen detaje të reja nga vrasja makabër e 50-vjeçarit në Durrës Pëllumb Meta, i cili u vra nga fëmijët e tij.

Djali i tij Hysen Meta, ka rrëfyer ngjarje ne rëndë, i cili ka pranuar se shkrepi armën drejt babait rreth dy javë më parë.

“Me babanë kam pasur konflikte të shumta”, dëshmoi Hyseni, pasi babai e fyente gjithmonë për shkak se ai për momentin ishte pa punë si dhe herë pas here ai fyente të ëmën dhe motrën e tij.

Ditën e shtunë në datë 10.02.2024 pasdite kur kanë qenë të dy në banesë janë konfliktuar tek kuzhina dhe ai ka dalë e marrë armën pistoletë TT të babait që e linte tek një dhomë e vogël dhe me të e ka qëlluar katër herë duke e vrarë. Më pas, e kanë mbështjellë me plasmas dhe e kanë fshehur kufomën duke e futur në një gropë tek kasollja bagëtive.

Bashkë me të vëllanë rreth orës 04.00, kanë lëvizur makinën për ta hequr nga banesa e krijuar alibinë që babai ishte larguar, dhe kështu Amarildo ka marrë makinën Citroen e ka lëvizur në drejtim të Sektor Rinia për të lënë makinën. Më një makinë “Audi A 8 ngjyrë të zezë që ia ka marrë deklaruesit S. Bajramaj, e ka ndjekur pas të vëllanë e pasi e kanë mbyllur makinën janë kthyer në banesë. Ai tregon se më pas armën pistoletë e ka fshehur në zonën e vaskave të kënetës përballë banesës së tyre.

Dinamika nuk u zbardh nga celulari, por për orë të tëra vajza këmbëngulte se e kishte vrarë ajo babanë, një predhë e gjetur në divan e ka bërë atë të tregojë çfarë kishte ndodhur.

Në vijim të marrjes së deklarimit nga shtetësja Hygerta Meta, referuar provës predhë arme zjarri gjetur tek divani, ajo deklaron faktin që nuk ishin të vërteta gjithë deklarimet që kishte dhënë më parë, por qe vrasjen e babait e kishte realizuar ajo së bashku me vellane e madh Hysenin. Sipas saj, kishin kohe qe kishin problem me babane dhe nga shqetesimi qe ju krijonte duke i fyer e i bullizuar menduan ta vrisinin ate.

Diten e shtune date 10.02.2024, rreth ores 15.00, kur babai ka ardhur ne banese ka filluar te konfliktohet me te vellane. Me pas babai eshte shtrire duke pushuar ne nje divan te kuzhines, e Hyseni ka marre armen pistolete TT te cilen ne banese e ka pas sjelle i ati dhe me te ne dore ka hyre ne kuzhinen ku pushonte babai dhe e ka qelluar kater here. Gjate kryerjes se ketyre veprimeve nuk kane qene te pranishme vellai i vogel Amarildo dhe as mamaja Blerina.

Me pas, vellai ka dale nga banesa duke e lene kufomen aty, e ajo ka vijuar me sistemimin e trupit duke e lidhur me lidhese ne kembe e ne duar, duke e fashuar e vendosur dhe ne nje carcaf te zi. Ka gjetur kater gezhojat dhe i ka lene siper tavolines ne cep. E ka mbeshtjelle kufomen me plasmas te zi dhe e ka lene ne divan, ku gjate mbeshtjelljes ka harruar ne trupin e viktimes dhe nje pale gershere.

Faktin e vrasjes e ka mësuar e ema dhe i vellai i vogel pasi kane ardhur ne banese, ku e ema ka ngelur e tronditur nga ajo qe kishin bere. Ne mbrëmje dy vellezerit jane marre me hapjen e gropes dhe fshehjen e kufomes, si dhe me pas dhe me armen dhe gezhojat. Po ashtu dy vellezerit kane larguar dhe makinen nga banesa. Te nesermen ajo ka pare qe tek kasolija ishte levizur dheu dhe ka mesuar se aty ishte varrosur kufoma. Vendit persiper i ka hedhur disa pllaku betoni dhe kashte që te mos dukej i germuar nese vinte per kontroll policia. Pas dy ditesh i vellai ka bere denoncim ne polici per humbjen e babait. 

Ata kanë biseduar me njeri tjetrin qe nese do te zbuloheshin nga policia ajo do te merrte persiper autoresine e ngjarjes. E ema pas kesaj ka pastruar dhomen si dhe divanin mbi te cilin ishte shtrire Pellumbi kur u qellua dhe kane ngjitur ne katin e dyte.

Në dosje thuhet: Ne interes te hetimeve u jane mare deklarime dhe shtetasve O. Q, R. Q. E. Q.  ku shtetasia E. Q ka deklaruar se ka pasur deshire qe te lidhte krushqi me familjen e viktimes por qe ky i fundit nuk ka pranuar pasi vajza do te vazhdonte shkollen dhe nuk ka pasur plane per ta fejuar./TCH