TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Korrik 2023, 08:11

Shiste kokainë, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Itali

Shkruar nga Pamfleti

Shiste kokainë, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Itali

Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar në Ankona pasi u kap me 104 qese kokainë dhe një shumë parash të fituara nga trafiku i drogës.

Sipas mediave italiane, 32-vjeçari, me precendentë të mëparshëm penalë banonte në një apartament në Falconarë, por baza e tij e vërtetë logjistike ishte në Perugia.

Drogën, 32-vjeçari e kishte fshehur brenda dy kavanozave së bashku me oriz për të hequr lagështinë dhe më pasi i lëvizte nga qytet në qytet duke përdorur mjete me qeta.

Shqiptari ishte dëbuar nga Italia, por falsifikoi dokumentet duke marrë emrin e gruas së tij dhe për këtë arsye arriti të kthehej në Itali dhe iu rikthye biznesit të tij. Ai tashmë është arrestuar dhe do të përballët me drejtësinë për akuzat e posedimit të drogës dhe trafikun e saj.

kokaine itali arrestim shqiptari

Lini një Përgjigje