Një 29-vjeçar ëhstë arretsuar nga policia në Kamëz, pais ëhstë kapur duke shitur lëndë narkotike kokainë. Mësohet se i riu e ndante kokainën në doza dhe më pas e shiste në qytet.
29-vjeçari, Gerdi Dokolli u ndalua teksa lëvizte me automjet, në kryqëzimin e rrugës “Skënderbej” me rrugën “Iliria”
"Siguronte lëndë narkotike Kokainë, e ndante në doza në banesën e tij dhe e shiste në qytet, identifikohet dhe kapet 29-vjeçari në Kamëz.
Sekuestrohet sasi e kësaj lënde që iu gjet të arrestuarit, me vete dhe në banesë.
Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në lidhje me një shtetas që shiste lëndë narkotike, në doza, në zona të ndryshme të qytetit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 mundësuan identifikimin dhe kapjen e tij, konkretisht shtetasit G. D., 29 vjeç, banues në Kodër Kamëz.
Ai u ndalua teksa lëvizte me automjet, në kryqëzimin e rrugës “Skënderbej” me rrugën “Iliria”.
Gjatë kontrolleve, atij iu gjet me vete dhe në banesë, sasi lënde narkotike Kokainë, e ndarë në doza, me qëllim shitjen.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Lini një Përgjigje