TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Shkurt 2026, 11:11

Shiste veshje false me vlerë 40 mijë euro, arrestohet 38-vjeçarja në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Shiste veshje false me vlerë 40 mijë euro, arrestohet

Një 38-vjeçare është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se administronte një dyqan ku tregtoheshin veshje me logo markash të njohura, të dyshuara si të falsifikuara, pa lëshuar fatura tatimore.

Në pranga ka rënë shtetasja me iniciale E.N., banuese në zonën e Babrrusë. Sipas autoriteteve, gjatë kontrollit në ambientet e biznesit janë gjetur dhe sekuestruar veshje me logo të markave të shtrenjta, me një vlerë të përllogaritur rreth 40 mijë euro.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

"Finalizohet operacioni i koduar “Etiketa 1”.

Zbulohet një tjetër subjekt ku shiteshin veshje të dyshuara të kontrabanduara, me logo false, dhe nuk lëshoheshin fatura shitjeje.

Arrestohet administratorja e dyqanit.

Sekuestrohen nga dyqani, veshje me logo të markave të shtrenjta, me vlerë rreth 40 000 euro.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në vijim të kontrolleve dhe verifikimeve, me qëllim konstatimin e subjekteve që zhvillojnë aktivitetin e tyre, në informalitet, duke shmangur detyrimet tatimore, finalizuan operacionin e koduar “Etiketa 1”, gjatë të cilit u zbulua në këtë paligjshmëri, një dyqan në rrugën “Demokracia”, Babrru.

Në kuadër të operacionit u arrestua administratorja e dyqanit, shtetasja E. N., 38 vjeçe, banuese në Babrru.

Gjatë kontrolleve në këtë subjekt, u gjetën veshje të ndryshme me logo të markave ndërkombëtare, të dyshuara false, me vlerë rreth 40 000 euro, pa fatura mbi origjinën e tyre", njoftoi policia.

1 Komente

  1. T
    Tony

    He mo dhe ju, lerini morracaket te blejne "firmato" me cmime te morracakeve.

    Lini një Përgjigje