TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Gusht 2024, 13:53

Shkuan të merrnin 148 kg kokainë, detajet si u futën në kurth tre korrierët shqiptarë nga policia italiane

Shkruar nga Pamfleti

Shkuan të merrnin 148 kg kokainë, detajet si u futën në

Mision kriminal i dështuar për 3 korrierë shqiptarë të drogës të cilët tentuan të merrnin në portin e Livornos 148 kilogramë kokainë, por nuk e dinin se ishin pikasur.

Kështu ata ranë në pranga.

Mediat italiane bëjnë me dije se droga ishte fshehur në një kontejner me banane që kishte ardhur nga porti i Guajakilit dhe kishte si destinacion Zvicrën. Skaneri kishte zbuluar 139 pako me drogë në kontejnerin në fjalë, por agjentët e policisë nuk i kanë prekur.

Në pranga kanë rënë dy vëllezërit Ylber e Napolon Arshi e Goliano Zhupa. Droga ishte fshehur në një kontejner me banana dhe destinacioni i drogës ishte Zvicra.

Tre shqiparët nuk ishin rezidentë në Itali por ishin nisur nga Shqipëria për në Livorno për të marrë ngarkesën që sapo ishte ndaluar në terminalin Darsena Toscana. Pikërisht në hyrje të zonës doganore të portit janë ndaluar nga Guardia di Financa, shkruan il tirreno.it.

Ata pritën për disa orë për të zbuluar se kush do ta tërhiqte ngarkesën. Dhe pritja u shpërblye. Korrierët shqiptarë mbërritën atje, por menjëherë u vunë në pranga.

Shqiptarët nuk kishin dokumente me vete dhe siç shkruan Ansa ishte e vështirë t’i identifikoje. Mirëpo pas verifikimeve u zbulua se dy prej tyre ishin vëllezër.

Sipas mediave ata do të paguheshin me dhjetëra mijëra Euro nëse do ta kishin marrë lëndën narkotike. Kjo është sasia më e madhe e sekuestruar në portin e Livornos vitet e fundit. Droga, sipas mediave, nuk ka për destinacion kryesor qytetin toskan, por nga këtu shpërndahet nga trafikantët në Itali dhe jashtë vendit.

Zakonisht këto sasi të mëdha droge përfundojnë në aksin Milano-Brescia dhe kryeqytetin Romë. Sa i përket operacionit në fjalë, mediat shkruajnë se ka ndodhur disa javë më parë.



tre korrierët shqiptarë kokainë

Lini një Përgjigje