TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Maj 2025, 12:45

Shpërthen bombola e gazit në Fier, plagosen 4 persona

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthen bombola e gazit në Fier, plagosen 4 persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier ku katër persona kanë mbetur të lënduar pas shpërthimit të një bombole gazi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:20, në lagjen “Konferenca e Pezës”.

Policia njofton se në banesën e shtetasit E. H., ka shpërthyer një bombël gazi ku për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital për mjekim pronari i banesës.

Gjatë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë dhe forcave zjarrfikëse, bombula ka pasur një shpërthim të dytë dhe për pasojë janë dëmtuar 2 punonjës të policisë, shtetasi Xh. P. dhe I. K., si edhe një punonjës i zjarrfikëses, shtetasi Sh. K., të cilët po marin mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje