
Një shpërthim me eksploziv është regjistruar në portën e një banese Fushë Krujë. Sipas informacioneve paraprake, lënda plasëse është vendosur në portën e banesës së shtetasit Artur Kurti në lagjen Arrameras të Fushë Krujës.
Aktualisht mësohet se flitet vetëm për dëme materiale.
Ende nuk ka informacione për shkakun e vendosjes së tritolit, ndërkohë që Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave.
Njoftimi i policisë:
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 18.05.2024, rreth orës 22:10, në Arrameras, në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit A. K., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale (është dëmtuar porta e jashtme).
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Lini një Përgjigje