
Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në kryeqytet në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Mësohet se sasia e lëndës plasëse ishte vendosur para derës së një lokali në Rrugën e Durrësit.
Bëhet me dije se nuk ka persona të lënduar, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të rastit.
"Rreth orës 03:45, në Rrugën e Durrësit, në lokalin në pronësi të shtetasit A. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës hyrëse të lokalit.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar.
Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton policia.
Lini një Përgjigje