
Mësohet se tritoli është vendosur në një garazh të marrë me qira nga Kozak Braçi personazhi i Tik-Tokut, i cili e përdorte për reklamime makinash.
Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në një ambient të marrë me qira nga personazhi i TikTok, i njohur si Kozaku.
Raportohet se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:55 në godinën që ndodhet në rrugën dytësore “Tiranë-Vorë”.
Nga shpërthimi mësohet se ka pasur vetëm dëme materiale.
“Më datë 05.01.2024, rreth orës 03:55, në një godinë boshe, në rrugën dytësore “Tiranë-Vorë”, dyshohet se ka shpërthyer sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë”, njoftimi i policisë.
Mësohet se tritoli është vendosur në një garazh të marrë me qira nga Kozak Braçi personazhi i Tik-Tokut, i cili e përdorte për reklamime makinash.
Ende nuk dihen arsyet e shpërthimit, por policia po heton mbi konflikte të mundshme. Janë sekuestruar kamerat e sigurisë dhe po punohet për identifikimin e autorëve.

Djegia e makinës së Kozak
Kujtojmë se personazhit të njohur të TikTokut, Kozak Braçi i është djegur makina mbërmjen e 2 Dhjetorit 2023 afër shtëpisë së tij në Allias.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në IntaStory, duke thënë se është e disata herë që atij po i djegen makinat.
Makina është shkrumbuar tërësisht nga flakët, Kozaku tha se nëse shteti nuk e gjen autorin do ta gjejë ai së bashku me njerëzit e tij.
I acaruar nga kjo situatë, ai shprehet se në makinë lëviz me fëmijën e tij 6 muajsh.
“Po nuk e gjeti shteti kësaj radhe se është e disata herë, atëherë do e gjej vetë unë me njerëzit e mi. Jam çuar në 4 të mëngjesit, dritare kam parë këtë pamje duke u djegur makina.
Është hera e disatë që me ndodhin këto gjëra. Dikush që ka diçka me mua të më gjej, rrugëve jam 24 orë. Të vijnë të unë jot e makina dhe të shtëpia ime ku ka vetëm gra dhe kalamaj”, shkruante ai.
Lini një Përgjigje