TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Dhjetor 2025, 11:00

Shpërthimi me tritol në Selitë të Vogël, 39-vjeçari nipi i ish-prokurorit Thoma Jano

Shkruar nga Pamfleti
Shpërthimi me tritol në Selitë të Vogël,
Thoma Jano

Detaje të reja zbardhen nga vendosja e tritolit në një automjet në Selitë të Vogël mëngjesin e sotëm.

Mësohet se 39-vjeçari Dritan Jano është nipi i Thoma Janos, i cili deri pak kohë me parë ka qenë zëvendësprokuror i përgjithshëm për pjesën e përgjimeve. Një prej pistave që po hetohet është  puna e xhaxhait të tij në sistemin e drejtësisë.

Dorina Jano, bashkëshortja e Dritan Janos, rezulton se është një nga Administratorët e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme. Hetuesit po verifikojnë dhe punën e bashkëshortes se 39-vjecarit si një pistë tjetër e mundshme.

Ndërkohë, sipas policisë, bëhet me dije se autorët kanë qenë dy persona, të cilët lëviznin me dy automjete. Njëri prej tyre është afruar te porta e shtëpisë dhe ka hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës. Më pas janë larguar nëpër rrugicat e zonës së Selitës së Vogël.

39-vjeçari është shprehur se nuk ka konflikte me njeri, por ka pasur problematika të vogla për shkak të punës.

 

Lini një Përgjigje