Zbardhen detaje të reja nga shpërthimi me tritol në Selitë të Vogël, ku në shënjestër ishte një makinë.
Shpërthimi me lëndë plasëse ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa kamerat e sigurisë kanë zbuluar se autorët kanë qenë dy persona, të cilët lëviznin me dy automjete.
Njëri prej tyre është afruar tek porta e shtëpisë së 39-vjeçarit Dritan Jano dhe ka hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës. Më pas, janë larguar rrugicave të zonës së Selitës së Vogël.
Dritan Jano është shprehur se nuk ka konflikte me njeri, por ka pasur problematika të vogla për shkak të punës.

Ai ka mohuar që të ketë dijeni për arsyen se pse autorët i hodhën lëndën plasëse në makinë, të cilën e kishte parkuar në oborrin e banesës.
Bëhet me dije se, prej gati 10 vitesh ai ishte i punësuar në Institutin e Metrologjisë dhe nuk rezulton person i skeduar më herët nga policia. Deri më tani nuk ka një pistë konkrete, por hetuesit dyshojnë se shkak mund të jetë bërë ndonjë konflikt i çastit me ndonjë person.
Lini një Përgjigje