TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Qershor 2025, 10:52

"Shqiponjat" dhe FNSH 'zbarkojnë' në Nikël dhe Fushë-Krujë, kontrolle për drogë dhe grupe kriminale

Shkruar nga Pamfleti

"Shqiponjat" dhe FNSH 'zbarkojnë' në Nikël

Forca të shumta policie kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në Fushë-Krujë dhe Nikël.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Shqiponjat kanë nisur disa kontrolle ‘blic’ në Nikël të Fushë-Krujës.

Bëhet me dije se në këtë aksion do të bëhet krehja e zonave në malësinë e Krujës dhe në Nikel. Forcat e policisë të ardhura nga Tirana do të kontrollojnë edhe persona që dyshohen për ngjarje kriminale dhe që janë pjesë e këtyre grupeve kriminale.

Nga aksioni po synohen gjithashtu persona të shpallur në kërkim dhe me rrezikshmëri të lartë.

Paraprakisht, dyshohet se ka informacione se në malësinë e Krujës po kultivohen parcela të mbjella me bimë narkotike.

Lini një Përgjigje