
Ditën e djeshme u zbulua dhe u sekuestruan 125 bimë narkotike të llojit kanabis sativa brenda repartit ushtarak të Zall Herrit.
I pyetur lidhur me ngjarjen e rëndë, ministri Balla u përgjigj shkurt duke thënë se ishte një operacion i policisë së shtetit në bashkëpunim me policinë ushtarake në përputhje me ligjin.
Po nga ana tjetër, disa detaje të reja janë zbardhur nga skandali ku janë përfshirë ushtarakët shqiptarë.
Burime bëjnë me dije se në repartin ushtarak të Zall Herrit, ku shërbejnë më shumë se 300 ushtarakë, bimët narkotike ishin të shpërndara në 6 parcela në zonën e pyllëzuar.
Ajo që ka befasuar më shumë policinë ka qenë fakti që bimët kanë qenë deri 2,7 metra të larta, që do të thotë se janë kultivuar prej të paktën prej 3 muajsh.
Ka qenë një koordinatë e avionit të Guardia di Financa, i cili bën patrullime ajrore për kanabisin, që mbërriti në policinë e shtetit duke e vënë në lëvizje për të kryer këtë operacion.
Lini një Përgjigje