TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Shtator 2025, 21:21

Të shtëna me armë në Kukës, sherr mes dy të rinjve për një vend parkimi

Shkruar nga Pamfleti

Të shtëna me armë në Kukës, sherr mes dy të rinjve

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbërmjen e sotme në qytetin e Kukësit. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të lagjes nr.5 të qytetit ndërkohë që forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje.

Sipas njoftimit zyrtar, incidenti ka ndodhur rreth orës 20:50, ku shtetasi U. D. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin A. A.. Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar si pasojë e të shtënave. Policia ka shpallur në kërkim shtetasin me inicialt U.D dhe po punon për kapjen e tij. 

Njoftimi i policisë:

Kukës/ Informacion paraprak

Rreth orës 20:50, në lagjen nr. 5, shtetasi U. D. dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin A. A., ka qëlluar me armë zjarri.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit U. D.

Është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë Kukës, po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Lini një Përgjigje