Anëtari i bandës së Franc Çopjas, Vilson Pepa u kap në Santo Domingo nga Interpol, pasi ishte në kërkim nga SPAK për trafik kokainë.
Gazetarja Etleva Delia, theksoi se emrat e këtyre personave, që rezultojnë pjesë e grupeve kriminale, janë gjithë kohës në vëmendje të autoriteteve, për të bërë të mundur zbulimin e vendndodhjes së tyre.
Delia tha se rolet ishin të ndara, por ai dyshohej se ishte pjesë e grupit që merrej me grumbullimin paketimin e kokainës në vendet e Amerikës së Jugut.
“Është pjesë e dosjes hetimore, për Pepën episodet flasin për trafikimin rreth 11 ton kokainë, ka akuzë për ndihmesën që ka dhënë për pastrimin e parave që përfitohej nga aktiviteti i paligjshëm. Në vitin 2021 është arrestuar në Lushnje, dhe për shkak se kjo shumë nuk justifikohej u bë sekuestrimi i parave, arrestimi dhe më pas edhe lirimi i tij. Gjithashtu nga sa ndihet rolet ishin të ndara, por ai dyshohej se ishte pjesë e grupit që merrej me grumbullimin paketimin e kokainës në vendet e Amerikës së Jugut. Kishin si bazë Paraguain ku ishin stacionuar dy vëllezërit Çela, por ata lëviznin edhe në vende të tjera”, tha Delia për "Abc News".
Lini një Përgjigje