
Të shtëna me armë zjarri në dalje të qytetit të Fushë Krujës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, ndërsa Policia e Shtetit ka dhënë detaje mbi atë se çfarë ka ndodhur.
“Rreth orës 19:30 të së hënës, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri, në ajër, në dalje të qytetit të Fushë Krujës.
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, shërbimet e Policisë, kanë gjetur e sekuestruar 3 gëzhoja. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njoftoi Policia.
Lini një Përgjigje