TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Prill 2025, 11:23

"Otin do e vrisja se e dija me Çapjat"/ Dumani: Ekzekutimin e Lulzim Mashës e porositi Suel Çela

Shkruar nga Pamfleti
"Otin do e vrisja se e dija me Çapjat"/ Dumani: Ekzekutimin e
Nuredin Dumani dhe Oti Kila

Në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vijuar seanca gjyqësore për dosjen e bujshme të njohur si “Plumbi i Artë”.

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, ka dhënë dëshmi të reja në lidhje me personat e përfshirë dhe rrethanat e disa ngjarjeve kriminale të rënda, përfshirë atentate të dështuara dhe përgatitje për eliminime fizike.

Në një pjesë të seancës së sotme, Dumani iu përgjigj pyetjeve të avokatit Sokol Hazizaj, duke ofruar më shumë detaje për njohjet dhe marrëdhëniet me figura të njohura të botës së krimit në vend.

“Aleksandër Bahon e njihja përpara Suel Çelës. Oti Kilën kam dashur ta godas, sepse sipas asaj që më tha Suel Çela ai ishte me Çapjat”, tha ai.

Sa i takon atentatit ndaj Lulëzim Mashës, drejtorit të shkollës private “Willson” në kryeqytetet në 2021, Dumani thotë se porositësi ishte Suel Çela, por shkakun thotë se nuk e di. Njohjen me Suel Çelën thotë se e ka pasur në vitin 2021, nga Fatmir Troplini.

Sokol Hazizaj: Për vrasjen e mbetur në tentativë të Lulëzim Mashës, cili ka qenë shkaku?

Dumani: Porositësi ishte Suel Çela, shkakun nuk e di.

Sokol Hazizaj: Ka lidhje Arben Laze në tentativën e vrasjes së Lulëzim Mashës?

Dumani: Arben Laze nuk ka lidhje fare me ngjarjen e Lulëzim Mashës. Njohjen e parë me Suel Çelën e kam patur në 2021 nga Fatmir Troplini.

I akuzuari Enver Diva iu drejtua prokurorëve me tone të larta, duke i akuzuar për presion:

“A më paguajnë këta të mbyll gojën që të mos flas? Kam parë në televizor që duan të më fusin në regjimin 41-bis. E ka dhënë Top Channel,” u shpreh Diva.

Prokurorët reaguan menjëherë duke sqaruar se nuk kanë bërë një kërkesë të tillë dhe se do ta verifikojnë pretendimin.

“Ne nuk kemi çuar asnjë kërkesë për 41-bis. Përpiqemi të mos shohim shumë televizor. Pretendimin do ta verifikojmë, por nuk ka asgjë të vërtetë deri tani”, u përgjigjën ata.

Lini një Përgjigje