Kronike21 Shkurt 2023, 19:50

Breshëri plumbash në Librazhd/ 25-vjeçari qëllon në drejtim të lokalit nga brenda makinës; një i plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Breshëri plumbash në Librazhd/ 25-vjeçari qëllon në

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Librazhdit, ku një person ka qëlluar me armë drejt një lokali dhe më pas është larguar me makinë.

Për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi Shpëtim Skura, i cili është dërguar menjëherë në spitalin e Librazhdit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve paraprake shkak i të shtënave është bërë një sherr mes disa të rinjve dhe dyshohet se autor është Albi Biçaku, 25 vjeç.

Ndërkohë që policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarje.

plagosje me armë librazhd