TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Prill 2023, 11:44

Tenderi për drutë/ Zbardhen detajet si babë e bir kontaktuan 2 persona me rekorde kriminale të kërcënonin biznesmenin në Elbasan

Shkruar nga Pamfleti

Tenderi për drutë/ Zbardhen detajet si babë e bir kontaktuan 2

Algert Alcani 27 vjeç dhe Shaqir Alcani 62 vjeç, babë e bir, janë personat të cilët kishin pajtuar dy persona të tjerë për të kërcënuar biznesmenin Erald M. që të tërhiqej nga një tender publik që kishte fituar nga Bashkia e Tiranës.

Konflikti ka nisur për një tënder me lëndë drusore, për të cilën kishin shfaqur interes dy kompani. Njëra e përfaqësuar nga administratori Erald M. dhe kompania tjetër Alcani, që zotërohet nga babë e bir Shaqir dhe Algert.

Por fituese u shpall kompania e biznesmenit Erald M.

Pas këtij momenti, Algert Alcani 27 vjeç dhe Shaqir Alcani 62 vjeç kontaktuan dy persona me rekorde kriminale, që të kërcënojnë me jetë biznesmenin dhe familjen e tij me qëllim që ai të tërhiqej nga tenderi publik.

Këta persona janë Edmir Boci 37 vjeç i arrestuar tashmë dhe një person i katërt 38 vjeç, i cili është ende në kërkim nga policia dhe forcat RENEA janë në terren.

Por pavarësisht kërcënimit, administratori Erald M. nuk u tërhoq nga tenderi dhe denoncoi në polici.

Hetimet kanë zgjatur 1 muaj dhe u finalizuan me arrestimin e 3 personave, kurse një i katërt në kërkim.

Nga të dhënat, Shaqir Alcani rezulton pronar i firmës 'Alcani sh.p.k.'.

Kjo firmë ka përftuar 28 tendera, 13 prej tyre në bashkinë e Tiranës. Firma rezulton se kryesisht furnizonte me lëndë djegëse për ngrohje objekte arsimore.

Vlerave e tenderave të përfituara në përgjithësi nga kjo firmë nuk e kanë kaluar shifrën e 400 mijë euro. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin e përdorur nga autorët dhe 8 aparate celulare.

Të arrestuarit akuzohen, për veprën penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë", kryer në bashkëpunim.

 

 

elbasan kërcënohet biznesmeni

Lini një Përgjigje