TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Qershor 2025, 17:15

Tentuan të kalonin kufirin me pasaporta false greke, arrestohen 2 turq në Rinas

Shkruar nga Pamfleti

Tentuan të kalonin kufirin me pasaporta false greke, arrestohen 2 turq

Policia kufitare ka arrestuar dy persona në Rinas pasi tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara.

Mësohet se dy të rinjtë, të moshave 29 dhe 21 vjeç, me kombësi turke, u arrestuan pasi tentuan të kalonin kufirin me pasaportë greke false. Gjatë kontrollit të shtetasit A. H., 21 vjeç, u gjet edhe një leje drejtimi greke.

Ata akuzohen për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryera në bashkëpunim, dhe “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”.

“Gjatë kontrollit të dokumentacionit në dalje, shtetasi H. K., i cili do të udhëtonte në itinerarin Tiranë–Luton, së bashku me shtetasin A. H., paraqiti një pasaportë greke, për të cilën shërbimet e Policisë Kufitare dyshuan se ishte e falsifikuar.

Të dy shtetasit u kaluan në vijë të dytë për kontroll më të detajuar. Gjatë kontrollit fizik dhe të bagazheve, shërbimet e Policisë i gjetën shtetasit H. K. një kartë identiteti dhe një leje drejtimi greke, të dyshuara si të falsifikuara.

Gjithashtu, edhe pasaporta greke e paraqitur rezultoi e falsifikuar. Ndërkohë, në çantën e shpinës së shtetasit A. H., shërbimet e Policisë gjetën një pasaportë turke me të dhënat e shtetasit H. K., e cila, pas ekzaminimit në laborator, rezultoi dokument i rregullt. Në bagazhet e shtetasit A.H., Policia gjeti një pasaportë greke, një kartë identiteti greke dhe një leje drejtimi greke me të dhënat e shtetasit Y. Y., të cilat, pas ekzaminimit paraprak në laborator, rezultuan të falsifikuara”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje