Kronike28 Maj 2023, 15:33

Thyen masën e sigurisë, arrestohen 2 persona në Fier

Shkruar nga Pamfleti
Thyen masën e sigurisë, arrestohen 2 persona në Fier

Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë Romario Çukon, 29 vjeç, banues në Vadhizë, pasi është kapur jashtë banesës, duke thyer kështu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Po ashtu në pranga ka rënë edhe Mario Çukaj, 41 vjeç, banues në Fier, pasi është kapur duke qarkulluar me automjet, duke thyer kështu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.