Kronike28 Maj 2023, 13:31

Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 38-vjeçari në Borsh

Shkruar nga Pamfleti

Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 38-vjeçari në

Një 38-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Borshit pasi është kapur në një zonë bregdetare duke lëvizur me një armë zjarri.

Uniformat blu njoftojnë se bëhet fjalë për Bledar Likajn, i cili qarkullonte me armë zjarri pa leje.

Policia ka sekuestruar armën e zjarrit tip pistoletë dhe 2 krehra me dhjetëra fishekë në to.

Gjatë kontrolleve, në çantën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë të llojit “Sig Sauer” dhe 2 krehra me rreth 30 fishekë në to, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga verifikimet rezultoi se Likaj mbante armën në automjet, në tejkalim të autorizimit që kishte për mbajtjen e saj vetëm në banesë.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë arrestuan në flagrancë Bledar Likaj 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

pistolete borsh arrestim