
Një 60 vjeçar me iniciale B.B, është rrëzuar nga lartësia e një pallati ku po punonte në rrugën “Kristo Luarasi”.
60-vjeçari gjatë rënies ka pësuar dëmtime dhe është dërguar me urgjencë në spital.
Shtetasi me iniciale B.B po punonte në një kompleks pallatesh në ndërtim e sipër dhe dyshohet se ka rënë aksidentalisht.
Policia njofton se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 31.03.2023, në rrugën “Kristo Luarasi”, në një kompleks pallatesh në ndërtim e sipër, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi B. B., 60 vjeç.
Si pasojë 60-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.