
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën Manëz- Gjiri i Lalëzit, në Durrës, ku kanë mbetur të plagosur 4 persona.
Mësohet se makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Katër personat që udhëtonin me mjetin “Opel”, kanë mbetur të lënduar. Ata janë ndihmuar nga kalimtarët e rastit dhe janë dërguar drejt spitalit rajonal të Durrësit.
Ndërkohë policia ka ndaluar shoferin e mjetit.