TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Korrik 2025, 18:00

Tjetër aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, 2 persona të plagosur

Shkruar nga Pamfleti
Tjetër aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, 2 persona
Pamje nga vendngjarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin, pranë fshatit Pajovë.

Mësohet se dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e aksidentit. Bëhet me dije se njëri nga të plagosurit ndodhet në gjendje të rëndë

Policia ndodhen në vendngjarje ndërkohë që ekspertët po punojnë për verifikimin e shkaqeve dhe rrethanave.

Paraprakisht bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur për shkak të një parakalimi të gabuar ndërkohë që të dy mjetet lëviznin me shpejtësi tej normave.

Aksidenti ka ndodhur vetëm 200 metra larg vendit ku një ditë më parë dy mjete të tjera u përplasën duke lënë të plagosur dy drejtuesit e tyre.

Aksidente të tilla rrugore në këtë segment regjistrohen çdo ditë ndërsa shpeshherë banorët kanë kërkuar rritjen e parametrave të sigurisë në këtë aks që po merr jetë njerëzish. Nuk janë të pakta rastet kur te aksidentet përfshihen kalimtarët, pasi zona është e banuar buzë aksit nacional.

Lini një Përgjigje