TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Korrik 2025, 15:35

Dy zyrtarët e burgut të Drenovës u shkarkuan pasi Laert Haxhiut iu gjet telefon, emërohen drejtuesit e rinj

Shkruar nga Pamfleti
Dy zyrtarët e burgut të Drenovës u shkarkuan pasi Laert Haxhiut
Laert Haxhiu

Pas shkarkimit të dy zyrtarëve të burgut të Drenovës, janë emëruar dy drejtues të rinj në këtë burg.

Gazetarja Anila Hoxha raporton se dy drejtuesit e rinj në këtë burg kanë emëruar pasi Laert Haxhiut i burgosuri i sigurisë së lartë iu gjet telefon.

Sipas saj, ministri i drejtësisë Ulsi Manja ka emëruar si drejtor në këtë burg Lorent Nakon. Ndërkohë, shef i policisë së burgut Drenovë është emëruar Artan Kocibelli.

Shkak për largimin nga detyra të dy zyrtarëve Fatjon Fasho dhe Sokol Kacoli u bë sekuestrimi i një telefoni në qelinë e Laert Haxhiu, një i burgosur i sigurisë së lartë dhe i konsideruar me rrezikshmëri.

Për sekuestrimin e telefonit, SPAK po kryen hetime duke këqyrur jo vetëm aparatin, por edhe duke bashkëvepruar me autoritete të tjera, pasi ka dyshime që bisedat e të fortit të Lushnjës janë sinjalizuar nga përgjimet që po mbahen për një çështje tjetër nën zhvillim e sipër.

Laert Haxhiu konsiderohet si kreu i një grupi kriminal me anëtarë që kryen së paku 17 ngjarje dhe krime që u urdhëruan në vite në ndryshme në Shqipëri. Por ndërkohë hetimet duket se kanë indicie edhe për çështje të narkotrafikut, të pafinalizuara ende.

Haxhiu, i njohur ndryshe si rivali i Aldo Bares u ekstradua nga Greqia, ndërkohë që ndaj tij gjykata ka dhënë dënim të përjetshëm për atë që njihet si masakra e Lushnjës.

Lini një Përgjigje