Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku një 41-vjeçar ka plagosur me thikë bashkëjetuesen e tij.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Tiranë në rrugën “Besim Alla”, ndërsa e plagosura ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Autori, i identifikuar si Fatlind Çili, 41 vjeç ishte arratisur nga vendngjarja, por brenda pak kohësh u kap nga policia.
"Plagosi me mjet prerës (thikë) për motive të dobëta bashkëjetuesen e tij, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari. Sekuestrohet mjeti prerës (thikë).
Pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Besim Alla”, një shtetas kishte plagosur me mjet prerës (thikë) bashkëjetuesen e tij kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku si rezultat i veprimeve të shpejta, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6 kanë bërë të mundur identifikimin dhe vënien në pranga të autorit të dyshuar shtetasin: -F. C., 41 vjeç.
41-vjeçari pas një konflikti për motive të dobëta, mbrëmjen e djeshme, në banesë, në rrugën “Besim Alla” ka goditur me mjet prerës (thikë) bashkëjetuesen e tij, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.
Lini një Përgjigje