
Nuk kanë fund skandalet me urbanët e Tiranës. Aksidenti i pak ditëve më parë i urbanit të Unazës duket se nuk i ka ndërgjegjësuar fare drejtuesit, pasi policia ka arrestuar drejtuesin e autobusit të linjë së Laprakës. 57-vjeçari është kapur në gjendje të duhur.
Sipas policisë, kontrollet janë shtuar në automjetet e transportit publik, për shkak të rëndësisë që paraqet ky sektor.
“Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës vijojnë kontrollet me shërbime të shtuara në terren dhe me mjete inteligjente, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Kontrolle të përditshme, edhe ndaj drejtuesve të automjeteve të transportit publik, për shkak të rëndësisë që paraqet ky sektor. Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi G. T., 57 vjeç, banues në Tiranë, sepse pas testimit me aparatin alkool-testues, rezultoi se drejtonte autobusin e linjës së Laprakës, në gjendje të dehur’’, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje