Kronike20 Mars 2023, 22:43

“Shqiptarët çojnë 3 miliardë paund kokainë në Britani”, eksperti i kriminalistikës: Droga futet me anije peshkimi, por edhe me avionë civilë

Shkruar nga Pamfleti

“Shqiptarët çojnë 3 miliardë paund kokainë

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka treguar disa shifra të frikshme të trafikut të kokainës në Britani. Sipas tij, shqiptarët garantojnë në Angli, mall që kap vlerën e 3 miliard paundëve në vit.

I ftuar në emisionin “Top Story”, Karamuço tha se droga në Angli futet në forma të ndryshme duke filluar nga kontejnerët, varkat e peshkimit e deri te avionë civilë.

Shtëpia e Bardhë e SHBA bën një raport çdo vit për kokainën. Bolivia, Kolumbia dhe Peruja prodhojnë që 91% të kokainës në gjithë botën. Çdo vit prodhojnë 2 mijë ton kokainë, 30% shkon në Amerikën e Veriut, 23% vjen në Evropë.

Në Angli çdo vit hyn  12 mld paund kokainë. Nuk hyn vetëm me kontejner, por hyn edhe me anije peshkimi edhe me avion të lehtë, hyn edhe me jahte, hyn edhe me avionë civile, me udhëtarë të rregullt.

Çfarë tregu zëmë ne në Britaninë e Madhe? Në si shqiptarë garantojmë një mall që shkon deri në 3 mld paund në vit. Ata nuk është se na përmendin shumë koleget shqiptarë, por thonë mafia ballkanike. Londra konsumon 23 kg kokainë në ditë, në vit 8 ton kokainë”, tha Karamuço.

karamuço bandat shqiptare britani